
Nations League, barazojnë ekipet e mëdha
Nata e Nations League ka sjellë shumë barazime dhe pak gola në fushat e blerta kudo në Europë. Përballja më e pritur ishte ajo midis Anglisë dhe Italisë, një përsëritje e finales së Europianit të vitit të kaluar.
Edhe në këtë rast, 90 minutat mbaruan në barazim, kësaj radhe me rezultatin 0-0, në një ndeshje me pak emocione, ku Italia gjithsesi u duk në formë të mirë dhe e sigurt në lojën e saj.
Pjesa e parë në Wolverhampton ishte më e mira, me Italinë që mungon golin me milanistin Tonali, por shpëton nga pritjet e Donnarumës. Pjesa e dytë ofron më pak, me anglezët që shpërdorojnë nga pak metra me anë të Sterling.
Po në grupin A, Gjermania nuk di më të fitojë, duke barazuar 1-1 me Hungarinë, aty ku gjithçka ndodh në 9 minutat e para, me golat e Nagy dhe Hofmann.
Ndeshje spektakolare midis Holandës dhe Polonisë pa Lewandoskin, që barazuan me rezultatin 2-2, aty ku Holanda me Depay gaboi në fund edhe një penallti, pasi kishte arritur barazimin nga një dizavantazh të dyfishtë.
Vijon ndërkohë momenti jo i mirë i Belgjikës, që barazoi serish 1-1 me Uellsin.
Në grupin B, spikat fitorja e Ukrainës 3-0 ndaj Armenisë, dhe me të njëjtin rezultat ajo e Irlandës në derbin kundër Skocisë. Barazim, 1-1, edhe në derbin ballkanik midis Bosnjës dhe Malit të Zi.