Nga Vlora në Durrës me Audi A7, por ia vjedhin sa del jashtë makinës

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 10:26
audi 1280x720

Nga Vlora në Durrës me Audi A7, por ia vjedhin sa del jashtë makinës

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 10:26

Një 31-vjeçar nga Vlora ka rënë pre e grabitjes në Durrës. Policia njofton se pranë kolegjit “Turgut Ozal”, të riut i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”, sapo ka dalë jashtë tij për nevoja personale.

Njoftim i Policisë Durrës

Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.