Pasi e shkatërruan, rusët mund t’i ndryshojnë emrin Mariupolit, kthejnë atë sovjetik

Publikuar më: 11/6/2022, ora 20:02
mariupol 1 1280x720

Pasi e shkatërruan, rusët mund t’i ndryshojnë emrin Mariupolit, kthejnë atë sovjetik

Publikuar më: 11/6/2022, ora 20:02

Mariupol mund të ndryshojë emër, madje mund t´i rikthehet atij që ka patur për gati gjysmë shekulli. Forcat ruse kontrollojnë tashmë qetësisht qytetin e rëndësishëm në brigjet e Detit të Zi, që dikur ka patur më shumë se 500 mijë banorë, por rikthimi në normalitet për rreth 100 mijë banorë te mbetur duket pothuajse i pamundur, duke parë shkatërrimin nga dyluftime te ashpra.

Autoritetet pro-ruse që po administrojnë qytetin po tentojnë gjithsesi t’i japin një fasadë normaliteti situatës, por edhe duke bërë të qarte që kjo zonë tashmë i përket Rusisë.

Pamjet nga një gazetë pro-ruse

Pamjet e shpërndara tregojnë ndryshimin në monumentin në hyrje të qytetit, i pikturuar zakonisht me flamurin ukrainas, por që tashmë mban të bardhën, blunë dhe të kuqen e simboleve ruse.

Gjithashtu, zëra gjithmonë e më të shpeshta bëjnë të ditur ndërkohë që Këshilli Bashkiak pro rus mund të vendosë ndryshimin e emrit Mariupol në Zhdanov, emrin e personazhit famëkeq të Bashkimit Sovjetik, simbol i censurës dhe ndëshkimeve në masë të disidentëve gjatë regjimit të Stalinit, dhe ndoshta pasardhësi i tij po mos të kishte vdekur përpara.

Andrei Zhdanov, simbol i censurës dhe ndëshkimeve në masë të disidentëve gjatë regjimit të Stalinit

Pikërisht Andrei Zhdanov kishte lindur në Mariupolin e sotëm, që mbajti emrin e tij nga viti 1948 deri në 1989.

Ndërkohë, situata sanitare në qytet po bëhet gjithmonë  e më e rëndë. Temperaturat që po ngihen dita- ditës po sjellin rrezik infeksioni të shtuar nga kufomat që gjenden në rrënojat e rreth 1300 pallateve që sipas autoriteteve ukrainase janë shkatërruar vetëm në atë qytet.  

Burimet ukrainase flasin për të paktën 22 mijë të vdekur civilë në Mariupol, shumë prej tyre nuk kanë pasur funeral. Sipas autoriteteve shëndetësore, mundësia e përhapjes së kolerës është shumë e lartë, edhe pse nuk regjistrohen ende raste të tilla.