Përplaset autobusi i kombëtares bullgare në Gjeorgji, mesfushori Nedelev në spital

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 11:36

Përplaset autobusi i kombëtares bullgare në Gjeorgji, mesfushori Nedelev në spital

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 11:36

Autobusi me lojtarët e kombëtares bullgare të futbollit është përplasur në Tbilisi, ku nesër është planifikuar ndeshja e Ligës së Kombeve kundër mikpritësit Gjeorgjisë.

Këtë e ka bërë të ditur Federata Bullgare e Futbollit, raportojnë mediat e huaja.

“Ekipi kombëtar pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi, rrugës për në hotelin e ekipit, shoferi i të parit nga dy autobusët që transportonin ekipin tonë humbi kontrollin e automjetit”, thuhet në një deklaratë, të cituar nga mediat bullgare.

 “Pas përplasjes mesfushori Todor Nedelev u transportua në spitalin lokal, ku aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të plota klinike. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë”, thuhet në shënimin e Federatës Bullgare të Futbollit.