Provimi i gjuhës shqipe, maturantët të kënaqur me hartimin e pyetjeve, teza publikohet online

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 16:54

Provimi i gjuhës shqipe, maturantët të kënaqur me hartimin e pyetjeve, teza publikohet online

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 16:54

Maturantët kanë kryer me sukses edhe provimin e gjuhës shqipe, teza e së cilës u publikua online gjatë kohës që kryhej testimi. Deri tani maturantët duken të kënaqur me mënyrën e hartimit të pyetjeve, të cilat janë kryer nga mësuesit e lëndëve përkatëse.

Ndërkohë që një ditë më parë nëpër rrjete sociale qarkulloi teza e sotme, ashtu siç ndodhi edhe një vit më parë.

“Nuk është e drejtë, që disa ta marrin përpara dhe disa jo”, protestojnë maturantët e intervistuar në shkollën “Petro Nini” në kryeqytet.

Provimi i radhës do të zhvillohet më datë 17 qershor për lëndën e matematikës.