Putin uron Begajn për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 13:45
putin 8 1280x720

Putin uron Begajn për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 13:45

Disa ditë pasi Bajram Begaj u zgjodh president i ri i Republikës së Shqipërisë ka ardhur edhe urimi nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Në faqen e Facebookut të ambasadës ruse thuhet se Putin i uron suksese Bajram Begajt në detyrën e presidentit të Shqipërisë. Paradoksi i këtij urimi është fakti se Shqipëria është bashkuar në frontin kundër Rusisë. 

“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, shkruan ambasada ruse.

Kjo vjen një ditë pasi Rusia reagoi me kritika ndaj mesazheve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e tij në Prishtinë.