Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tensionet Turqi-Greqi, reagon SHBA, bën thirrje për shmangie të retorikës përshkallëzuese

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 13:53 | Bota
Tensionet Turqi-Greqi, reagon SHBA, bën thirrje për shmangie të

Rindezja e tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë ka alarmuar Shtetet e Bashkuara. Departamenti Amerikan i Shtetit bëri thirrje për shmangie të retorikës përshkallëzuese, pasi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi Greqinë të çmilitarizojë ishujt në detin Egje.

“Ftojmë Greqinë të ndalojë armatosjen e ishujve që kanë status jo ushtarak dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Nuk po bëj shaka, po flas seriozisht. Ky vend (Turqia) është i vendosur".

Një zëdhënësi Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet.

“Ne vazhdojmë të inkurajojmë aleatët tanë të NATO-s, Greqinë dhe Turqinë që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike. U bëjmë thirrje aleatëve tanë të shmangin retorikën që mund të rrisë më tej tensionet. Për Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Turqia janë të dyja partnere të forta dhe aleate kryesore të NATO-s”.

 Greqia dhe Turqia kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje për çështje të tilla si kufijtë detarë dhe pretendimet në Detin Mesdhe, si dhe hapësirën ajrore, emigrantët dhe Qipron e ndarë etnikisht. Tensionet janë ndezur sërish kohët e fundit mbi ishujt e Egjeut, të cilët Ankaraja thotë se nuk mund të armatosen sipas traktateve ndërkombëtare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani