Von der Leyen sërish në Kiev, mbërriti me tren dhe pa njoftuar, për arsye sigurie

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 11:54
Von der Leyen Zelensky 1 1280x720

Von der Leyen sërish në Kiev, mbërriti me tren dhe pa njoftuar, për arsye sigurie

Përditësuar më: 11/6/2022, ora 11:54

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, po viziton Kievin. Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve italiane Ansa.

Von der Leyen mbërriti në kryeqytetin ukrainas me tren dhe pa e njoftuar misionin e saj për arsye sigurie.

Në Kiev, numri një i ekzekutivit europian do të takojë presidentin Volodymyr Zelensky dhe do të ketë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të institucioneve ukrainase.

“Ne do të bëjmë një bilanc të punës që do të duhet të bëhet së bashku për rindërtimin “e Ukrainës” dhe përparimin e bërë “nga vendi” në rrugën e tij evropiane”, tha ajo, duke folur me një grup të vogël mediash ndërkombëtare, në trenin që po e çon në Kiev.

“Përditësimi për temën e kandidaturës së Ukrainës që do të bëhet në takimet e sotme do të kontribuojë në vlerësimin tonë, i cili do të arrijë së shpejti”, shtoi von der Leyen.

Kjo është hera e dytë që nga fillimi i luftës që Von der Leyen viziton Kievin dhe Ukrainën.