31 ekstremistë të arrestuar, anëtarët e frontit patriotik akuzohen për revoltë dhe komplot

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 14:41
MB EKSTREMISTET SHBA frame 447 1280x720

31 ekstremistë të arrestuar, anëtarët e frontit patriotik akuzohen për revoltë dhe komplot

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 14:41

Tridhjetë e një persona që i përkisnin grupit ekstremist të Frontit Patriotik u arrestuan në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndalimi i tyre u bë pranë një parade të komunitetit LGBT, dhe dyshohej se ekstremistët do të ushtronin dhunë.

Sipas asaj që raporton CNN, 31 personat, ishin të veshur njësoj dhe të pajisur me mjete mbrojtëse. Ata janë arrestuar nga policia amerikane teksa ishin brenda një furgoni dhe akuzohen për komplot dhe revolt.

Forcat e rendit u njoftuan nga një qytetar i shqetësuar nga ajo që u raportua si “një ushtri e vogël burrash që po hipte në një fugon”. Policia zbuloi se ekstremistët kishin dhe një plan të detajuar për të sulmuar zona të ndryshme të qytetit “Kor d’Alene”. “Kishin ardhur për të kthyer përmbys qytetin”, tha kreu i policisë lokale.