Arrestimi i Agim Kajmakut, reagon Alibeaj: Rama e mbrojti nga drejtësia!

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 12:16
enkelejd alibeaj  1280x720

Arrestimi i Agim Kajmakut, reagon Alibeaj: Rama e mbrojti nga drejtësia!

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 12:16

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku ne itali, ka reaguar Partia Demokratike, duke deklaruar se gjatë kohës që opozita e akuzonte, Rama e mbrojti  dhe e justifikoi. Kreu i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj në reagimin e tij thekson  se Rama do të zgjedhë kodin mafioz të heshtjes dhe nuk do të flasë për një trafikant droge që e bëri kryetar bashkie.

Sipas Alibeajt arrestimi i Kajmakut është prova më e qartë, që Rama erdhi në pushtet me ndihmën e krimit dhe të trafikantëve të drogës. 

Pas tij ka reaguar sekretari i PD, Gazmend Bardhi i cili nwnvizon se Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e qeverisë qendrore dhe vendore.

Bardhi thotë ndër të tjera se sot më shumë se kurrë propozimi i PD për Vettingun në politikë duhet të ecë përpara për të garantuar jo vetëm largimin e të inkriminuarve nga qeverisja, por edhe shkëputjen e lidhjeve mes krimit dhe politikës.