Arrestimi i Agim Kajmakut, reagon Berisha: Njëri pas tjetrit, miqtë e Ramës po përfundojnë në qeli

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 12:20
sali berisha 1 1280x720

Arrestimi i Agim Kajmakut, reagon Berisha: Njëri pas tjetrit, miqtë e Ramës po përfundojnë në qeli

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 12:20

Për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Vorës ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali berihsa. Në një postim në Facebook, kreu i PD-së shprehet se prangosja e Kajmakut, i cili ishte shpallur në kërkim në Shqipëri, pasqyron qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Sipas tij, Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai. Berisha thekson se njëri pas tjetrit, miqtë e Ramës po përfundojnë në qeli, ndërkohë që vetë kreu i qeverisë nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë.”

Postimi në Facebook i Berishës:

Ish-Narko-Bashkiaku i Edvinit përfundon në burg!

Agim Kajmaku trafikonte kokaine me  padronet e tij në qeveri!

Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Narko-Bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Kryenarkomani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai.

Është e turpshme sesi kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët. Kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qenë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale. Personat me vrasje, aktive në boten e krimit, krerë organizatash kriminale, kanë predispozitën për të qenë drejtues nën petkun e Edi Edi Ramës.

Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.