Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bilanci i koronavirusit, ulen pacientët pozitivë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2022, 16:31 | Aktualitet
Bilanci i koronavirusit, ulen pacientët pozitivë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 407 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 41 qytetarë, ndërkohë që 28 persona janë shëruar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 41 qytetarë, në këto bashki:

18 në Tiranë, 13 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Vlorë, Sarandë, 1 në Kamëz.

Janë 341 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          41

Të shëruar në 24 orë       28

Të shtruar në spitale         3

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 407

Testime totale               1,835,130

Raste pozitive                  276,731

Raste të shëruara             272,893

Raste Aktive                         341

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            233

Fier                  52

Vlorë               23

Durrës               8

Korçë                7

Shkodër            7

Elbasan             4

Gjirokastër        4

Berat                 2

Lezhë                1

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani