Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

GJKKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha

Nga A2 CNN
12 Qershor 2022, 11:04 | Aktualitet
GJKKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha dhe sekretaren e gjykatës Manuela Mallkuçi.

Një ditë më parë gjykata e refuzoi lirimin sepse nuk ishte plotësuar afati për shuarjen e masës së sigurisë.

https://a2news.com/2022/06/11/gjkko-refuzon-serish-kerkesen-e-ish-gjyqtares-enkeleda-hoxha-per-lirim-nga-qelia/

Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Enkeleda Hoxha u dënuar me 3 vite burg nga shkalla e parë.

https://a2news.com/2021/02/12/disa-muaj-survejim-fotot-qe-cuan-ne-arrestimin-e-gjyqtares-hoxha/

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani