Ka si mision të “harrohet” Perisic, gjermani i Interit përgatitet me një sport tjetër

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 21:29
gosens 1280x720

Ka si mision të “harrohet” Perisic, gjermani i Interit përgatitet me një sport tjetër

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 21:29

Pas largimit të kroatit Ivan Perisic, në drejtim të anglezëve të Tottenham, krahu i majtë i sulmit të Interit është tashmë “prone” e gjermanit Robin Gossens.

I ardhur në Milano nga Atalanta në janarin e kaluar, këto muaj kanë shërbyer më shumë si një stërvitje e gjatë sesa si një angazhim domethënës me zikaltrit.

Gjithsesi, Gosens arriti të fitoi dy trofetë e parë të karrierës, Superkupën si dhe Kupën e Italisë, ku shënoi edhe golin e vetëm.

Lojtari i kombëtares gjermane ka shkëlqyer në Europianin e fundit

Lojtari i kombëtares gjermane me të cilën ka shkëlqyer në Europian ka përfaqësuar një investim të rëndësishëm për Interin, dhe minutat e pakta kanë shtuar pikëpyetje te analistët mbi gjendjen e tij fizike, pas një dëmtimi të rëndë në fillim të sezonit të kaluar, por me sa duket ai do të japë gjithçka për të treguar se ka qenë një investim i qëlluar.

Gosens duket sikur i ka kaluar problemet fizike dhe e tregoi këtë gjë më së miri sot, teksa në Instagramin e tij postoi veten duke marrë pjesë në një garë triathlon, disiplinën sfilitëse që përbëhet nga not, biçikletë, dhe vrap.

Me sa duket rezultatet kanë qenë të mira, sepse pamjet tregojnë futbollistin afër finishit, i komplimentuar nga kolegë si Dumfries, Dzeko, etj. Misioni më i vështirë, gjithsesi, duket ai që në San Siro të harrohen vrapimet e pabesueshme të Perisic.