Nations League, Kosova humb ndaj Greqisë dhe shuan shpresat  

Publikuar më: 12/6/2022, ora 23:05
greqia 1280x720

Nations League, Kosova humb ndaj Greqisë dhe shuan shpresat  

Publikuar më: 12/6/2022, ora 23:05

Kosova humb 2-0 ndaj Greqisë, duke shuar pothuajse shpresat për të fituar grupin 2 të ligës C të Nations League.

Një lojë mesatare ajo e “dardanëve” të drejtuar nga francezi Giresse, që nuk arritën të imponojnë lojën e tyre në stadiumin “Panthessaliko” të Volosit.  

Kosova luajti e barabartë në pjesën e parë, por në të dytën grekët u treguan më të ftohtë duke shënuar golin e avantazhit në minutën 71 me kokë me anë të lojtarit të Celtic, Giakoumakis.

Kosova tenton një presion që nuk konkretizohet në raste të pastra, ndërkohë që në fund të 9 minutave shtesë ishte Mantalos që përfitoi nga porta e boshatisur nga portieri Muric, për të dyfishuar. Greqia kap shifrën e 12 pikëve, ndërkohë që Kosova mbetet në 6 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, në Grupin 2 të Ligës A, Spanja mund Republikën Çeke 2-0, kurse Zvicra që gjendej në kuotën e zero pikëve mundi Portugalinë 1-0, me golin e Seferovic.

Në Ligën B, spikat fitorja e Norvegjisë ndaj Suedisë 3-2 me një super Haaland që realizon dopietë, ndërkohë që derbi ballkanik midis Sllovenisë dhe Serbisë përfundon 2-2.

Fitore e thellë ndërkohë e Maqedonisë së Veriut ndaj Gjibraltarit, 4-0 në ligën C.