Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Në Donbas luftohet, banorët e Kievit i gëzohen diellit

Nga A2 CNN
12 Qershor 2022, 18:03 | Bota

Ishte ende ftohtë dhe dëbora mbulonte pjesën e madhe të territorit, kur tanket ruse iu afruan periferisë së Kievit, dhe shpërthimet nuk numëroheshin dot.

Ishin ditët e para të sulmit rus ndaj Ukrainës, kur të gjithë mendonin se vetëm pak ditë mbeteshin nga pushtimi i kryeqytetit të tyre.

Por tashmë dëbora është shkrirë dhe temperaturat po shkojnë drejt 354 grade Celsius, dhe nga tanket ruse mbeten vetëm disa pjesë të djegura në rrugët periferike.

Beteja është e fortë në frontin lindor, në veçanti në Donbas dhe në afërsi të Kherson, por në Kiev situata duket paradoksale, pothuajse një kthim në të kaluarën e afërt.

Kryeqytetasit përfituan nga fundjava e nxehtë për të dalë në plazhet që mundëson lumi Dniepër, familje duke bere piknik ishin të shpërndara kudo ne parqet e qytetit me 2 milionë banorë.

Restorantet dhe kafenetë janë të hapura rregullisht, edhe pse të gjithë e respektojnë formalisht orarin policor, nga ora 23 deri në 5 të mëngjesit. Alarmi ajror bie çdo ditë, pothuajse automatikisht, por nuk ka më shenjë sulmesh ruse. Nga aty, Donbasi duket edhe më larg.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani