Partia Socialiste festoi 31-vjetorin e themelimit, mungojnë Nano dhe Meta

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 20:38

Partia Socialiste festoi 31-vjetorin e themelimit, mungojnë Nano dhe Meta

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 20:38

Partia Socialiste festoi 31-vjetorin e themelimit. Ky përvjetor i gjen të majtët sërish në pushtet për të tretën herë radhazi.

Ceremonia u organizua ne oborrin e PS, pa fjalime te rastit.  Në festime munguan ish-lideri Fatos Nano dhe presidenti Ilir Meta.

E ftuar ishte edhe kryetarja e LSI, Monika kryemadhi, por zgjodhi të mos ishte e pranishme duke u përfaqësuar nga Endrit Braimllari dhe Erisa Xhixho.

I pranishëm po ashtu në festë ishte edhe Agron Duka, kreu i PAA-së.

Ish kryeministri dhe themeluesi i PS-së Fatos Nano, mungoi edhe pse sot vetë kryeministri Edi Rama i kishte kushtuar një postim falënderimesh në Facebook.

“Mirëmëngjesi… dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë”, ishin fjalët e kryeministrit.