Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përurohen ambientet e Komitetit Olimpik në Shqipëri, Rama: Nisim lëvizjen në shkolla, Bach: Sporti në Shqipëri po ecën

Nga A2 CNN
12 Qershor 2022, 11:34 | Aktualitet
Përurohen ambientet e Komitetit Olimpik në Shqipëri, Rama: Nisim

Një fëmijëri pa sportin është e cenuar. Kështu deklaroi kryeminsitri edi rama në një deklaratë për mediat në krah të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

Duke e konsideruar të jashtëzakonshme vizitën e tij në vendin tonë kreu i qeverisë theksoi se ndau me të rezultatet e para të rithemelimit të lëvizjes olimpike në shkolla. Sipas tij kjo është një bazë e rëndësishme dhe e munguar për shumë vite.

https://youtu.be/C_tiWTJ_bNA

“Vizitë e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe na vjen mirë që ndamë me presidentin disa rezultate të para të procesit të rithemelimit të lëvizjes olimpike në shkolla që sapo ka hedhur hapin e parë të rëndësishëm që në çdo shkollë të kemi skuadrat sportive dhe kampionatet sportive mes shkollave dhe të vëndosim një bazë të rëndëishme e të munguar për shumë vite dhe të kemi sportistë që të ngjiten në shkallë të tjera dhe të shkojnë në olimpiadë.

Është e rëndëishme të kemi këtë lëvizje sportive për t’u dhënë mundëis fëmijëve të shkëputen nga bota virtuale e smartphonëve dhe të shoqërohen në aktivitetin sportin. Një fëmijëri pa sportin është e cenuar. Folëm edhe për fshaitn e ri olimpik dhe projekte të tjera por i takojnë të ardhmes. Sot jemi këtu për të ndjekur edhe disa aktivitete të vogla por domethënëse”, tha Rama .

Në fjalën e tij  presidenti i komiteti Olimpik ndërkombëtar vlerësoi progresin e Shqipërisë në sporte.

“Është një kënaqësi e madhe të jem në Shqipëri. Jemi shumë të emocionuar të shikojmë progresin që po bën sporti në Shqipëri në krahasim me të shkuarën. Jemi besimplotë se shqiptarët mund të kenë përpara një të ardhme të ndritur. Shumë respekt për përgjegjësinë mes qeverisë dhe kryeministrit. Kjo është ajo që i thashë kryeministrit në një takim që patëm sot në mëngjes. Jam i lumtur të jem këtu dhe të shoh sportin në Shqipëri të ecë në këtë mënyrë”, tha Thomas Bach.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani