Sekuestrohen 2.2 tonë kokainë në Peru, në kërkim dy shqiptarët që janë koka e trafikut të drogës

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 09:29
kokaine 1280x720

Sekuestrohen 2.2 tonë kokainë në Peru, në kërkim dy shqiptarët që janë koka e trafikut të drogës

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 09:29

Policia e Perusë ka sekuestruar 2.2 ton kokainë që do të dërgohej nga porti i Limas në Holandë. Droga ishte fshehur në kanaçe asparagusi, ndërsa në pranga ranë shtatë peruanë dhe u lëshuan urdhër-arreste ndaj dy shqiptarëve.

“Ne kemi sekuestruar dy tonë e dyqind kilogramë kokainë që ishte kushtëzuar për t’u transferuar nga deti në Holandë” nga porti i Callao, fqinj Lima, i tha AFP kolonel César Echevarría, kreu i Drejtorisë Kundër Drogës.

Echevarría bëri me dije se kjo organizatë e trafikut të drogës drejtohej nga dy shtetas shqiptarë dhe se droga do të dërgohej në portin e Roterdamit, në Holandë.

“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri”, tha Echavarría, pasi prezantoi ngarkesën e drogës në shtyp.

“Ne po koordinojmë me seksionin e Policisë Ndërkombëtare për të gjetur dy shtetasit shqiptarë që kanë mbërritur në vendin tonë si lehtësues logjistikë dhe në koordinim me mafien shqiptare”, shtoi ai.