Statusi i vendit kandidat, Zelensky me shpresë për vendimin e anëtarësimit në BE, Von der Leyen: Sfidë që këshilli të dalë me një qëndrim

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 13:31
von der leyen zelensky 1280x720

Statusi i vendit kandidat, Zelensky me shpresë për vendimin e anëtarësimit në BE, Von der Leyen: Sfidë që këshilli të dalë me një qëndrim

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 13:31

Ukraina shpreson për një përgjigje pozitive për aplikimin e saj për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Presidenti Zelensky tha se vendi I tij ka dhënë të gjitha përgjigjet e nevojshme në pyetësorin e Brukselit.

 “Sot shënon fillimin e fazës finale të një maratonë të madhe diplomatike, e cila duhet të përfundojë për një javë e gjysmë. Dhe ne jemi vërtet në këtë maratonë së bashku me Bashkimin EUropian – ne jemi në të njëjtin ekip, dhe ky ekip do të fitojë. Jam i sigurt se së shpejti do të marrim një përgjigje për statusin kandidat për Ukrainën. Jam i bindur se ky vendim mund të forcojë jo vetëm shtetin tonë, por të gjithë Bashkimin Europian. Dhe çfarë tjetër duhet të ndodhë në Europë për skeptikët të kuptojnë se vetë fakti që Ukraina mbetet jashtë Bashkimit Europian, komuniteti europian, po punon kundër Europës? Kam patur bisedime të frytshme me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, këtu në Kiev. Jam I kënaqur me sinqeritetin e saj. Është Komisioni Europian që do të përgatisë konkluzionet për aplikimin tonë. Ukraina ka dhënë të gjitha përgjigjet e nevojshme në një kohë tepër të shkurtër dhe kjo është bërë në mënyrën e duhur”, u shpreh Zelensky.

Nga ana tjetër kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, duke folur me një grup mediash ndërkombëtare, gjatë rrugës së kthimit nga vizita e saj në Kiev, u shpreh se, “sfida është dalja me një qëndrim të përbashkët nga Këshilli Evropian që pasqyron madhësinë e këtyre vendimeve historike”.

“Shpresa ime është që duke u kthyer pas gjatë njëzet viteve të fundit, mund të themi se kemi marrë vendimin e duhur duke treguar se nuk jemi me mendje të mbyllur”, shtoi von der Leyen.