U kap me 20 kg kokainë, arrestohet në Itali ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 12:23
kajmaku 1 1024x553

U kap me 20 kg kokainë, arrestohet në Itali ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 12:23

Ish-kreu i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku është arrestuar në Itali për trafik droge. Referuar mediave italiane, arrestimi i tij është bërë në datën 26 maj në zonën e San Benedetos së bashku me nipin e tij, pasi janë kapur duke transportuar 20 kg kokainë.

Nga raportimet mësohet se lënda narkotike ishte fshehur brenda disa vazo bimësh, por që është pikasur nga pronari i fidanishtes, i cili ka sinjalizuar policinë.  Pas një vëzhgimi disa mujor nga policia u bë I mundur arrestimi i tyre.

Sasia e drogës, nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 1 milionë eurove. Agim Kajmaku u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Vorës, që mori në 30 Qershor 2019 pasi nuk kishte deklaruar një procedim penal në Greqi.

Ai u arrestua në 2020-ën në një spital, pasi vuante nga probleme shëndetësore. Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për ish-numrin 1 të Bashkisë së Vorës, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.