Batuta me Kovaçevskin përplas politikën në Shkup, Rama: Reagime histerike, ironizova bllokadën e Bullgarisë

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 16:03
rama 1 1 1280x720

Batuta me Kovaçevskin përplas politikën në Shkup, Rama: Reagime histerike, ironizova bllokadën e Bullgarisë

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 16:03

Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve, i ka cilësuar Kryeministri Rama reagimet në Shkup ndaj batutës së tij, të shtunën në Selanik, ku me ironi prezantoi kreun e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si Kryeministrin e Bullgarisë Perëndimore.

Opozita në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar dorëheqjen e Kovaçevskit, për shkak se reagoi duke qeshur ndaj batutës. Ndërsa Rama këto reagime i quan histerike.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”.

Sipas VMNRO-DPMNE Dimitar Kovaçevski, ka shkelur dinjitetin e vendit të tij në skenë publike ndërkombëtare.

“Nëse me Zaev Maqedonia arriti fundin, tani me Kovaçevskin e theu. Publiku maqedonas dëshmoi dje një faj të paparë ndërkombëtar. Dje pamë se si Dimitar Kovaçevski e ka tejkaluar Zoran Zaevin në çdo mënyrë duke shkelur dinjitetin dhe dinjitetin e vendit përmes turpit në skenën publike ndërkombëtare”, tha në konferencën e sotme për media Vllado Misajlovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Jo vetëm poshtëruese fjalët me të cilat Maqedonia u turpërua dhe u ofendua në një takim ndërkombëtar para liderëve ballkanikë dhe kancelares gjermane, por edhe më shumë që Kovaçevski e ndoqi të gjitha me të qeshura dhe miratim të papërshtatshëm. Dje kur u prezantua si kryeministër i Bullgarisë së ardhshme perëndimore, Kovaçevski po të kishte një gram dinjitet do të reagonte në mbrojtje të vendit të tij, të cilin e përfaqëson dhe për të cilin merr rrogë nga qytetarët dhe jo. pa të qeshur të qesh e të gëzohet. Çfarë ka për të qeshur dhe për t’u gëzuar zoti Kovaçevski?”, pyeti Misajlovski.