Vrasja e Sadikajt, dyshohet për 500 gram tritol

Publikuar më: 12/6/2022, ora 18:55
KR SHPERTHIMI DETAJE frame 744 1280x720

Vrasja e Sadikajt, dyshohet për 500 gram tritol

Publikuar më: 12/6/2022, ora 18:55

Shpërthimi më tritol që i mori jetën 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj ka qenë i telekomanduar nga distanca. Nga hetimet e deritanishme janë ngritur dyshime se në mjet ishin vendosur gati 500 gram tritol. 

Sipas prokurorisë shpërthimi ka ndodhur pak minuta pasi ai doli nga shtëpia e tij në Sauk të vjetër. Për pasojë mjeti shpërtheu në ecje duke i marrë jetën 27-vjeçarit.

Paraprakisht lënda eksplozive  e komanduar nga celulari dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina dhe se prej kohësh ndiqnin lëvizjet e të riut.

Në vendngjarje është gjetur edhe një arme, që ende nuk dihet nëse i përkiste të riut, apo dikujt tjetër.

Burime pranë grupit të hetimit bënë me dije se po hetohet në disa pista, përfshi problemet e mëparshme të Sadikajt me ligjin më Shqipëri dhe në Greqi.