Zgjedhjet parlamentare në Francë, Macron pritet të humbasë mazhorancën, e majta në ngritje

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 14:35
MB ZGJEDHJET FRANCE frame 882 1280x720

Zgjedhjet parlamentare në Francë, Macron pritet të humbasë mazhorancën, e majta në ngritje

Përditësuar më: 12/6/2022, ora 14:35

Votuesit francezë votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare. Qytetarët pritet të japin një mesazh të qartë nëse Presidenti Emmanuel Macron do të marrë një shumicë funksionale në Asamble apo do përfundojë pa mbështetjen e nevojshme për të çuar përpara agjendën e tij të reformave.

Më pak se dy muaj pas rizgjedhjes, Macron përballet me një sfidë të fortë nga një bllok i bashkuar i krahut të majtë. Sondazhet tregojnë se mund ta privojë presidentin nga një shumicë e plotë edhe nëse e majta nuk merr kontrollin e parlamentit.

Eksponentë të qeverisë presin një paraqitje mjaft të dobët në raundin e parë për koalicionin e Macron, me një numër rekord votuesish që do të abstenojnë.

Blloku i së majtës i Zhan Luk Melensho, shpreson të përfitojë nga zemërimi i qytetarëve me rritjen e kostos së jetesës. Rezultat pozitiv pret dhe Marinë Le Pen, e cila mund ta sigurojë mandatin e saj që në këtë raund të parë.