“Askush nuk është i paprekshëm”, Rama: Shqipëria nuk ka patur kurrë drejtësi të drejtë, apo të pavarur nga politika. Është sfidë

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 18:26
rama 3 1 1280x720

“Askush nuk është i paprekshëm”, Rama: Shqipëria nuk ka patur kurrë drejtësi të drejtë, apo të pavarur nga politika. Është sfidë

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 18:26

Shqipëria nuk ka patur kurrë drejtësi të drejtë, apo të pavarur nga politika. Kështu u shpreh në konferencën antikorrupsion kryeministri Edi Rama, i cili e konsideroi drejtësinë një sfidë shumë të madhe por që është në rrugën e duhur. Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka filluar të ndahet nga një fazë ku korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të, përmes digjitalizimit të shërbimeve.

“Në asnjë shtet çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht, por Shqipëria ka filluar të ndahet nga një fazë ku korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të. Nuk ka qenë përpara 30 vjetësh por para vjetësh koha kur të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt fizik të drejtpërdrejt dhe kur shërbimet bazike të përmuajshme si pagesa e dritave, qytetarët duhet të qëndronin në radhë të gjata shi e diell që t’u jepej mundësia të paguanin. 300 mijë kontakte fizike zhvilloheshin në muaj qytetar shtet dhe në këto kishte arbitraritet të vazhdueshëm mungesë të plotë cilësie në shërbim mungesë transparence zvarritje dhe shumë para nën dorë”.

Rama theksoi se sistemi i drejtësisë ishte i kapur nga korrupsioni, ishte i kalbur dhe i transformuar në pazar ku e drejta shitej ose blihej. Ai shtoi se fokusi për këtë ishte reformimi paralelisht i sistemit të drejtësisë dhe atij të shërbimeve.

“Nga ana tjetër për të kaluar në zemrën e sistemit, sistemi ishte i kapur nga kanceri i një drejtësie të korruptuar, të kalbur dhe faktikisht të transformuar në pazar ku e drejta shitej ose blihej dhe pavarësisht se brenda sistemit kishte njerëz të zotë e të ndershëm tërësia e sistemit e bënte të pamundur që njerëzit e ndershëm të promovoheshin qoftë për njerëzit  e pafajshëm që të garantoheshin nga sistemi i drejtësisë. Ne u fokusuam në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe atë të shërbimeve”.

Kryeministri sjellë në vëmendje ndëshkimin e figurave në poste të larta qeveritare dhe thekson se pavarësisht dobësive e mangësive ka nisur një proces që ndan të fajshmin nga i pafajshmi.

“Kush e mendonte në këtë vend se do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë, apo se do të vinte dita që askush më nuk do të ndjehej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor deputetë, do të merreshin në hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori e ndarë nga politika dhe e fokusuar te misioni i saj për të bërë drejtësi. Dhe jo anëtarë qeverie të opozitës, por të partisë në pushtet. Ndarja e pushteteve mishërohet në veprimtarinë e pavarur. Ky është një moment historik përtej gjithë mangësive e dobësive që ka një proces që nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe është ende në hapat e parë, ku të gjithë jemi kushërinj për të pasur një drejtësi që ndan kushëririn e ndershëm nga i fajshmi. Është sfidë e madhe dhe nuk ka patur kurrë Shqipëria drejtësi të drejtë apo të pavarur nga politika apo pushteti i politikës në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj qoftë më mbretëri komunizëm apo periudhat përpara as në periudhat para reformës në drejtësi dhe ky është një fakt i rëndësishëm e inkurajues. Është procesi i duhur në drejtimin e duhur”.