Balliu ngjall interes tek tre skuadra në La Liga

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 16:01
Balliu 1024x576

Balliu ngjall interes tek tre skuadra në La Liga

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 16:01

Ivan Balliu është gati për një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Futbollisti i kombëtares shqiptare pas sezonit të shkëlqyer me Vallecano, ka ngjallur interes tek 3 klube të mëdha në La Liga.

Sipas mediave spanjolle, Real Betis, Valencia dhe Espanyol janë 3 skuadrat  që janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e 30-vjeçarit.

Vallecano do të paktën 2 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, për këtë arsye lufta do të jetë e fortë. Sezonin e kaluar Balliu u aktivizua në 39 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 3 asist.