Burri që mposhti kalin në një garë vrapimi

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 16:51

Burri që mposhti kalin në një garë vrapimi

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 16:51

Një 37-vjeçar anglez ka fituar garën e çuditshme që zhvillohet në Uells, ku njerëzit dhe kuajt vrapojnë së bashku.

Ricky Lightfoot bëhet kështu njeriu i tretë që e fiton këtë garë që kur ka nisur të organizohet, në vitin 1980.

36 kilometrat e kësaj gare, anglezi i mbylli me kohën 2 orë, 22 minuta dhe 23 sekonda, duke lënë pas rreth 1000 burra të tjerë dhe 50 kuaj.

“Është e mrekullueshme të fitosh këtë garë dhe të mundësh kuajt. Isha i bindur që do të isha një konkurrent i denjë për kuajt, por nuk prisja të fitoja”, tha Lightfoot.

Hera e fundit që një njeri kishte mundur një kalë ka qenë në vitin 2007, ndërsa hera e parë që diçka e tillë ndodhte, ishte viti 2004.