Dybala tek Interi të mërkurën, Barcelona shtyn Di Maria-n drejt Juventusit

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 15:32
dybala 1193x720

Dybala tek Interi të mërkurën, Barcelona shtyn Di Maria-n drejt Juventusit

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 15:32

Inter dhe Dybala hedhin një hap përpara drejt firmës. Klubizi kaltër vijon negociatat me përfaqësuesit e sulmuesit dhe marrëveshja duket fare pranë. Interi i ka ofruar kontratë 4-vjeçare me rrogë 6 milionë euro neto në sezon, plus bonuse me të cilat paga kap kuotën e 7 milionë eurove. Në Itali besojnë se e mërkura do të jetë dita vendimtare për finalizimin e akordit.

Ndërkohë, edhe pse Angel Di Maria dukej i destinuar të transferohej te Barcelona, situata ka ndryshuar. Problemet e mëdha ekonomike të klubit katalanas, e bëjnë të pamundur që ata të afrojnë yllin argjentinas.

Tashmë, alternativa më e mirë e Di Marias mbetet Juventusi. Te bardhezinjtë, ai do të përfitonte 7 deri në 7,5 milionë në sezon.