Falsifikuan dokumentet, pezullohen nga detyra 4 zyrtarë, 2 nga Kadastra

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 13:47
gjykata tirane plane 18Tet2018 frame 0 1024x576

Falsifikuan dokumentet, pezullohen nga detyra 4 zyrtarë, 2 nga Kadastra

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 13:47

Gjykata e Tiranës pezulloi nga detyrë dy zyrtarë të Kadastrës, një Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe një tjetër, të akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Me kërkesë të prokurorit të Tiranës, Bledar Valikaj, gjykata caktoi për ta dhe një të katërt masat e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit Lediana Bardhi, Rajmonda Dashi, Thanas Leka e Dario Vasili dyshohet se kanë përvetësuar pasurinë e një personi, kallëzues i rastit, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, si dhe duke falsifikuar dokumentet.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, me datën 19.10.2020, ka regjistruar procedimin penal nr.6940 për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i K. Penal, me kallëzues shtetasin P. B.

Shtetasi P.B ka kallëzuar shtetasit L.B dhe shtetasin L.L, ku sipas tij është ndodhur përpara një situate flagrante paligjshmërie pasi këta dy persona në bashkëpunim mes tyre, por edhe me persona të tretë, në kundërshtim dhe shkelje të hapur të ligjit kanë përvetësuar pasurinë e kallëzuesit, përmes paraqitjes së fakteve të rreme si dhe duke falsifikuar dokumentet.

Në vijim të hetimeve nga ana e Prokurorisë dhe më pas të miratuara nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë caktuar masat e sigurisë ndaj shtetasve, si më poshtë:

1.    L.B si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i K.penal dhe ‘‘Shpërdorimit te detyres‘‘ parashikuar në nenin 248 te K.Penal, aktualisht me detyrë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

2.    R.D si person i dyshuar për veprën penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar nga neni 248 te K.Penal, aktualisht me detyre prane DP AshK.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

3.    Th. L i si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 të K.Penal aktualisht me detyrë pranë DP AshK.

Masa e sigurise “Detyrim per tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

4.    D.V si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit te detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 te K.Penal aktulaisht pa punë.

Masa e sigurise “Detyrim për tu paraqitur në policine gjyqsore” neni 234

Ne vazhdim, po vijohet me ekzekutimin e Udhërit të Ekzektimit të arrestit të nxjerrë nga Prokurori Bledar Valikaj”, njofton prokuroria.