“Gurutë” për fitoren e Perusë, shteti i Andeve kërkon kualifikim në Botërorin e Katarit
Shamanët peruanë të premten i bënë thirrje Tokës Nënë që të mbështesë Perunë në ndeshjen e saj të play-off kundër Australisë sot për të plotësuar një nga vendet e fundit në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.
Shëruesit e Andeve, të cilët mbanin veshje tipike të rajonit, përdorën posterë dhe këmisha të të dyja ekipeve, gjatë kryerjes së ceremonive mistike në kryeqytetin peruan.
“Ne kemi kryer një ritual, një ceremoni fitoreje dhe kemi parashikuar që Peruja të kalojë në raundin tjetër, Peruja do të jetë e pranishme në Kupën e Botës në Katar”, tha shamani indigjen peruan, Walter Alarcon.
Ndërsa shamanët këndonin për t’i sjellë fat ekipit të Andeve, milje larg në Lima; Dashamirët e qenve morën pjesë në një paradë me kostum qensh, të organizuar për të mbështetur kombëtaren kundër Australisë sot.
Pronarët dolën në skenë me kafshët e tyre shtëpiake të veshura si futbollistë, disa kryenin truke, ndërsa të tjerët nuk ndiheshin aq festiv; megjithatë, ata u shfaqën me emocione dhe në mbështetje të kombëtares së tyre.
“Ne jemi të emocionuar që Peruja do të fitojë të hënën dhe kjo është gjithashtu një arsye për t’i inkurajuar ata”, tha pronarja e qenit, Nelly Rojas, duke festuar me djalin e saj.