Hapet zyrtarisht sezoni veror në luginën e Valbonës, synohet turizëm vjetor

Publikuar më: 13/6/2022, ora 16:04
MB Hapet Sezoni Valbone frame 0 1280x720

Hapet zyrtarisht sezoni veror në luginën e Valbonës, synohet turizëm vjetor

Publikuar më: 13/6/2022, ora 16:04

Ndonëse turistët vendas dhe të huaj kanë disa javë që kanë populluar alpet shqiptare, Bashkia e Tropojës ka hapur zyrtarisht sezonin veror në Luginën e Valbonës.

Veshjet tradicionale popullore, lodra dhe valle të zonës, si dhe natyrisht kulinaria dhe mikpritja ishin elementet kryesore në ceremoninë e rastit.

Autoritetet lokale kanë garantuar marrjen e masave për shërbimin shëndetësor dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë, ndërsa synimet janë që turizmi në një prej luginave më të bukura malore të vendit të jetë gjithëvjetor dhe jo vetëm sezonal.