Harta e re gjyqësore, Berisha: Gjobiten banorët e 10 qyteteve të vendit

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 17:45

Harta e re gjyqësore, Berisha: Gjobiten banorët e 10 qyteteve të vendit

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 17:45

Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat, këtë të hënë, mbi hartën e re gjyqësore, duke thënë se shkrirja e gjykatave është një shkelje e të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se kjo hartë i pamundëson qytetarëve të 10 qyteteve aksesin në drejtësi për shkak të shpenzimeve shtesë.

“Harta e re e gjyqësorit, e Edi Ramës, është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve për një proces të rregullt gjyqësor. Pas përgjysmimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me anë të vetingut, krijimit të një stoku dosjes, Rama urdhëroi në një akt të papërgjegjshëm KLGJ-në e partisë të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi. Me hartën e re gjyqësore të Ramës mbyllen 9 gjykata të shkallës së parë.

Me këtë vendim, gjobiten banorët e 10 qyteteve të vendit. Miratimi i hartës së re gjyqësore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tij. Mbyllja e shumë gjykatave, cenon rëndë aksesin në drejtësi për shumë qytetarë, bën që gjykatat në numër të konsiderueshëm të mbeten të paaksesueshme për qytetarët”.

Berisha theksoi se PD-ja kërkon anulimin e kësaj harte në mënyrë të menjëhershme.