Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Harta e re gjyqësore, opozita në kuvend kërkon sqarime nga institucionet e drejtësisë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2022, 15:14 | Aktualitet
Harta e re gjyqësore, opozita në kuvend kërkon sqarime nga

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kanë paraqitur kërkesën për të zhvilluar një seancë dëgjimore mbi hartën e re gjyqësore.

Tetë deputetët e grupit ''Alibeaj'' së bashku me kryrepublikanin Fatmir Mediu kërkojnë që KLGJ, KLP, Ministri i Drejtësisë, Dhoma kombëtare e Avokatisë dhe Avokatin e Popullit që të japin informacione mbi shpërndarjen e re të gjykatave në vend.

Sipas tyre, riorganizimi gjyqësor lidhet me të drejtën themelore që ka të bëjë me aksesin në drejtësi, dhe për pasojë është detyrë e Kuvendit të analizojë dhe marrë në shqyrtim këtë çështje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani