Harta e re gjyqësore, avokatët kundër. Maks Haxhia: Pse do bojkotojmë gjyqet 

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 19:22

Harta e re gjyqësore, avokatët kundër. Maks Haxhia: Pse do bojkotojmë gjyqet 

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 19:22

Nga e marta deri të premten, avokatët në të gjithë vendin pritet të bojkotojnë seancat gjyqësore në të tre shkallët e gjykimit.

Vendimi për të mos shkuar në gjyqe është marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në shenjë mospranimi të hartës së re gjyqësore të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Avokatët pretendojnë se në hartën e re, sipas së cilës shkrihen 18 gjykata, nuk janë marrë parasysh sugjerimet e tyre.Sipas avokatit Haxhia, bojkoti, që nuk do të prekë vetëm seancat për caktim mase sigurie, ka si qëllim sensibilizimin e gjithë shtetasve shqiptarë.

Po përse kundërshtojnë avokatët hartën e re gjyqësore?

“Cenon rëndë jo vetëm aksesin në drejtësi të individëve, por njëkohësisht rrit kostot dhe shpenzimet. Situata që është krijuar nuk zgjidhet dot me një situatë që krijon akoma më shumë probleme”, tha Haxhia.

Sipas variantit të miratuar nga KLGJ, janë shkrirë 9 gjykata të Shkallës së Parë, 5 gjykata Apeli dhe 4 gjykata Administrative të Shkallës së Parë.