Kur kërkon të imitosh Mike Tyson. Skena e kafshimit të veshit rikthehet në një ring boksi

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 20:49

Kur kërkon të imitosh Mike Tyson. Skena e kafshimit të veshit rikthehet në një ring boksi

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 20:49

Përsëritet në boks një nga skenat më ikonike të këtij sporti. Edgar Berlanga u përpoq të kafshonte veshin e kundërshtarit të tij, Roamer Alexis Angulo, gjatë dyluftimit të zhvilluar në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Një skenë thuajse identike me atë që është parë në vitin 1997, në ndeshjen mes Mike Tyson dhe Evander Holyfield. Atëherë, “Majku i hekurt” kafshoi veshin e kundërshtarit, duke detyruar arbitrin që ta skualifikonte.

Në këtë rast, gjyqtari nuk e pa incidentin dhe përballja vijoi normalisht, pavarësisht protestave të Angulos. Në fund, boksieri që tentoi t’i kafshonte veshin kundërshtarit, fitoi me pikë.