Largimi i titullarëve, Reja me formacion eksperimental ndaj Estonisë

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 13:13
armando brojaaa 1214x720

Largimi i titullarëve, Reja me formacion eksperimental ndaj Estonisë

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 13:13

Shqipëria kërkon fitoren e parë për vitin 2022. Pas paraqitjeve zhgënjyese ndaj Islandës dhe Izraelit në Ligën e Kombeve, Kombëtarja do të zbresë në fushë për testin me Estoninë.

Kjo do të jetë përballja e katërt në histori ndërmjet dy ekipeve, me të gjitha ndeshjet që janë miqësore. Në përballjet e mëparshme, kuqezinjtë nuk kanë asnjë humbje. Ata kanë regjistruar një fitore në vitin 2003 në Tiranë dhe kanë barazuar dy herë në transfertë.

Me fitoren që mungon prej katër ndeshjeve, trajneri Edy Reja do të kërkojë të ngrejë moralin e ekipit, me një formacion eksperimental. Kjo edhe për faktin se pjesa më e madhe e titullarëve, janë larguar nga grumbullimi, për të pushuar përpara fillimit të edicionit të ri.

Selmani pritet të luajë titullar në portë, teksa përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen Mihaj, Hoxhallari dhe talenti i Benfica-s, Adrian Bajrami.

Në mesfushë janë lojtarët me më tepër eksperiencë: Ramadani, Abrashi e Çekiçi do të jenë në qendër, ndërsa Hysaj e Lenjani nga krahët. Armando Broja do të luajë titullar në sulm, ku pritet të ketë në krah Vrionin.

Me këtë skuadër, Reja synon fitoren e parë prej nëntorit të vitit 2021 me Andorrën. Në shtatë muajt e fundit, Shqipëria ka humbur miqësoren me Spanjën dhe ndeshjen me Izraelin, teksa ka barazuar me Gjeorgjinë në miqësore dhe me Islandën në Ligën e Kombeve.