Miqësorja me Estoninë, Reja dhe Hysaj: nuk përsëriten më gabimet me Izraelin

Publikuar më: 13/6/2022, ora 11:42
KOMBETARJA SOT PERBALLE ESTONISE frame 30 1280x720

Miqësorja me Estoninë, Reja dhe Hysaj: nuk përsëriten më gabimet me Izraelin

Publikuar më: 13/6/2022, ora 11:42

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë sot dhe duelin e fundit të programuar në qershor. Edhe pse në kuadrin e një miqësore, për teknikun Italian Edi Reja, ky takim merr një rëndësi maksimale, pasi do të shërbejë si një test i mirë për lojtarët e rinj në skuadër.

“Sigurisht që do të ketë rrotacion. Në grup ka shumë lojtarë të mirë, që luajnë në skuadra të rëndësishme në Serinë A. Pritshmëritë për të bërë mirë janë të mëdha. Në këtë miqësore do t’i japim mundësinë që të aktivizohen të gjithë, edhe ata që nuk kanë luajtur. Jam i bindur që do të bëjmë shumë mirë dhe jam i bindur që nuk ka nevojë për të gjetur stimujt për të bërë një ndeshje të mirë me Estoninë.

Nga ana tjetër, kapiteni Elseid Hysaj theksoi se e kanë analizuar ndeshjen me Izraelin dhe ato gabime nuk përsëriten më.

“Trajneri ka te drejtë sepse duke rishikuar ndeshjen kemi bërë gabime taktike dhe këto nuk duhen të përsëriten, sepse jemi lojtarë që luajmë në liga kryesore dhe duhet të tregohemi më të kujdesshëm. E kishim përgatitur ndeshjen dhe e dinim që do të kishte kundërsulme, por prapë nuk i evituam dot gabimet. Me Izraelin ishte një ndeshje që e kishim në dorë, gabimet na kushtuan humbjen. Shpresoj që ato mos të përsëriten më.

Dueli Shqipëri – Estoni luhet sot në orën 18:00, në stadiumin kombëtar në Tiranë.