“Mjaft me korrupsionin!”, Kim: Ju duhet të udhëhiqni luftën, Shqipëria duhet të jetë partner dhe jo problem

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 19:05
13 QERSHOR RAMA P2 frame 14102 1280x720

“Mjaft me korrupsionin!”, Kim: Ju duhet të udhëhiqni luftën, Shqipëria duhet të jetë partner dhe jo problem

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 19:05

Në fjalën e saj në konferencën për antikorrupsionin ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim bëri apel për të bashkuar forcat për të ndalur korrupsionin. Sipas saj  Shqipëria duhet të jetë një partner i Amerikës dhe jo një problem sa i përket luftës anti-korrupsion, ndërsa shprehu edhe njëherë mbështetjen amerikane në këtë drejtim.

“Të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA duhet të bëjmë së bashku forcat për të thënë mjaft me korrupsionin se duhet të mbrojmë demokracinë që Shqiëpria duhet të jetë më e fortë. Lufta kundër korrupsioni është çështje e sigurisë kombëtare. Ne e duam që Shqipëria të jetë përherë e më tepër një partner dhe jo një problem, ju duhet ta udhëhiqni luftën, shpesh flasim për rolin e SHBA dhe dëgjoj, vetëm ju mund ta bëni, por unë them që ju duhet ta bëni, SHBA si miq tuaj do të jenë me ju, në çdo hap të udhës dhe në çdo hap të rrugës, do të jetë i vështirë, ndonjëherë do ju shtyjmë, ndonjëherë nuk do të doni të vazhdoni më, ose ne nuk duam që të vazhdojmë më, ky është çasti ku ju mund të qëndroni apo ngriheni në një nivel, ju jeni anëtarë i NATO, jeni në prag të BE, ju do jeni anëtarë, çdo shtet bie dakord që Shqipëria ka bërë punën të jetë anëtare e BE, tani që nga 1 janari jeni anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB, ju vendosni, ju jeni lider me ne, ambasadori juaj në OKB, është një superstar, kryeministrit I kërkohet të flasë për Ukrainën, apo për çështje të tjera, sepse Shqipëria ka peshë, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si i pranueshëm, e themi këtë jo se ne jemi të çliruar nga korrupsioni, po kemi ligje dhe një sistem shoqëror që e bën të turpërueshëm që të pushtetshmi të kërkojë avantazhin e të dobëtit, kemi prokurorë e gjyqtarë që priten të zbatojnë ligjin, por ne kemi qytetar që kërkojnë të drejtat e tyre, si baza e demokracisë, kështu 30 vite një brez, ka ardhur koha të thonë që ligji është iI zbatueshëm I barabartë për të gjithë, nëse dikush shkel ligjin, dhe jo se jemi hakmarrës, por sepse çdo qytetar duhet të ketë një mundësi të barabartë”, tha Kim.