Ndërron jetë aktori i famshëm amerikan

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 21:02

Ndërron jetë aktori i famshëm amerikan

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 21:02

Philip Baker Hall, aktori amerikan që ka interpretuar në mbi 55 filma përgjatë 5 dekadave karrierë, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura, por ai vuante prej vitesh nga një sëmundje mushkërish.

Hall ka qenë protagonist në filmin e famshëm “Hard Eight”, ku ka interpretuar bashkë me John C. Reilly, Samuel L. Jackson dhe Gwyneth Paltrow. Gjithashtu, ka qenë pjesë e filmave “Boogie Nights”, “Magnolia”, “Midnight Run”, “The Truman Show”, “Bruce Almighty” dhe “Dogville”.