Një milionë lule shumëngjyrëshe, festivali i veçantë në Nju-Jork

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 11:45

Një milionë lule shumëngjyrëshe, festivali i veçantë në Nju-Jork

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 11:45

Një milion lule me nuanca të shkëlqyera rozë, vjollcë, blu, portokalli dhe të verdhë përshëndesin vizitorët në Distriktin e Meatpacking të Manhattan në qytetin e Nju-Jorkut për Festivalin 3-ditor të luleve.

Sipas themelueses së këtij festivali, Moira Breslin, eventi është frymëzuar nga festivale të tjera anembanë botës. Dizajneri i njohur i luleve Lewis Miller, projektoi katër instalime në rrugë për festivalin.

Ai thotë se dëshiron që kur njerëzit të shohin instalimet, të ndjejnë gëzim dhe të mrekullohen pasi lulet kanë këtë fuqi të mahnitshme për t’i ngritur moralin njerëzve.

Miller tha se kur ishte më i ri, ai e kuptoi se sa të fuqishme mund të ishin lulet. Jeffrey LeFrancois, drejtor ekzekutiv i Distriktit, tha se donte që njerëzit të ndiheshin sikur ishin të zhytur në natyrë në mes të betonit.

Një nga instalimet ka për qëllim të evokojë “një shëtitje në park”. Ai thotë se në qytet nuk ka gjithmonë hapësirën më të gjelbër dhe kështu dëshironin të sillnin këtë moment të ngjashëm me parkun në zemër të Distriktit të Meatpack.

Breslin tha se lulet do të kenë një qëllim të ri, pasi gati rreth 80 % e një milionë luleve janë reale, gjë që është mjaft e ndërlikuar kur bëhen instalime në shkallë të gjerë.