Nunez te Liverpool për 100 milionë euro

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 15:29
Nunez te Liverpool per 100 milione euro 1280x708

Nunez te Liverpool për 100 milionë euro

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 15:29

Darwin Núñez është futbollist i Liverpool. Transferimi i sulmuesit u konfirmua nga Benfica.

Klubi portugez njoftoi se uruguajani u shit për 75 milionë euro, por vlera e përgjithshme e operacionit mund të arrijë shifrën e 100 milionë eurove.

Në këtë mënyrë, Núñez bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Liverpool. 22-vjeçari do të vendoset në dispozicion të trajnerit Klopp prej 1 korrikut.