Pagat në rënie, administrata e fryrë, privati vuan për krah pune

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 15:30

Pagat në rënie, administrata e fryrë, privati vuan për krah pune

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 15:30

Shtrenjtimi i jetesës po i përball shqiptarët dhe me paga më të ulëta. Të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë të 2022 tregojnë një rënie të pagave mesatare bruto në sektorin publik nga 67.700 leke në 67.045 lekë krahasuar me tremujorin e parë të 2021. Aktualisht administrata përbën dhe numrin më të lartë të të punësuarve rreth 180 mijë në fund të 2021. Por në kushte të tilla pagat aktuale janë jo të pëlqyeshme nga të rinjtë dhe profesionistët të cilët ndihen të pavlerësuar dhe gjithnjë e më shumë zgjedhin të emigrojnë.

Ndërkohë sektori privat ka shënuar një rritje të konsiderueshme. INSTAT tregon në shifra se në tremujorin e dytë të këtij viti paga mesatare bruto arrit në 55.638 leke krahasuar me 50.330 të të njëjtës periudhe me një vit më parë. Por sektori privat po vuan mungesën e fuqisë punëtore çka po i detyron të rrisin pagat për ata pak të punësuar që kanë.

Për ekspertët tkurrja e pagave është një kambanë alarmi e cila nxit informalitetin duke dëmtuar ekonominë tonë dhe qytetarët të cilët ndihen të pasigurt në kriza të tilla dhe në të ardhmen përballen me pensione shumë të ulëta.