Qeveria prish shtëpitë e liderëve fetarë që çuan vendin në protesta

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 10:37
125371240 mediaitem125369789 1

Qeveria prish shtëpitë e liderëve fetarë që çuan vendin në protesta

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 10:37

Forcat e sigurisë në Indi, shkatërruan banesat e disa figurave myslimane të cilët akuzohen se kanë lidhje me trazirat disaditore që nisën si pasojë e komenteve nënçmuese për Profetin Muhamed.

Myslimanët në Uttar Pradesh dolën në protesta pas komenteve antiislamike të bëra nga dy anëtarë kryesorë të partisë në pushtet BJP.

Policia ka arrestuar më shumë se 300 persona në lidhje me trazirat.

Komentet fyese u bënë nga zëdhënësja e BJP, Nupur Sharma, gjatë një debati televiziv në maj. Ato zemëruan myslimanët indianë, si dhe më shumë kombe islamike.

Zëdhënësi tjetër i partisë në Delhi, Naveen Kumar Jindal, u përjashtua gjithashtu për ndarjen në rrjetet sociale të komentit fyes të Sharmas.

Kryeministri i shtetit Uttar Pradesh, Yogi Adityanath, më pas urdhëroi prishjen e çdo objekti dhe shtëpie të paligjshme të njerëzve të akuzuar për përfshirje në trazirat e javës së kaluar.