Rama kërkesë për anëtarësimin e Shqipërisë në unionin e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE, Lenercic: Shpresoj të bëhet realitet

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 16:31

Rama kërkesë për anëtarësimin e Shqipërisë në unionin e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE, Lenercic: Shpresoj të bëhet realitet

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 16:31

Shqipëria pret të anëtarësohet në unionin e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenercic, të cilit i dorëzoi kërkesën e pranimit. Kreu i qeverisë vlerësoi unionin e mbrojtjes civile për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë që nga tërmeti, pandemia dhe zjarret.

“Sot komisioneri është rikthyer në Shqipëri për një lajm shumë të mirë që ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në unionin e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE. Ne kemi marrë ndihmë nga ky mekanizëm edhe për zjarret vitin e shkuar ku mjetet ajrore që u përdorën i përkisnin këtij mekanzimi. Europa këtë mekanizëm e ka ngritur dhe po e forcon për ta përballur së bashku ndryshimin e klimës dhe pasojat e saj në mjedisin tonë. Por edhe për kriza të rënda që është në krye të mbështetjes për Ukrainën. Gjithçka nqë nuk është armatim që nga ushqimi e deri te karburanti i mbulon ky mekanziëm. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Bashkim Europian të mbrojtjes civile është një hap shumë domethënës dhe lehtësim për ne, po të kemi parasysh nevojat e vazhdueshme që kemi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë por edhe për të dhënë”.

Nga ana e tij komisioneri Lenercic theksoi se në të gjitha rastet Shqipëria është mbështetur te solidariteti i BE.

“Është kënaqësi që jam në Shqipëri. Sapo mora detyrën e komisionerit ,misioni i parë ka qenë këtu në Shqipëri me tërmetin e 2019. Sot kam ardhur në rrethana më të mira edhe pse ka patur një zjarr më të madh në Sazan përpara një jave. Tërmeti dhe zjarret në të dyja rastet me kërkesë nga pala shqiptare mekanizmi i BE u aktivizua menjëherë dhe u aktivizua dhe ndihmesa që u dha; si avionë nga Greqia për të shuar zjarret në Sazan. Në të gjitha rastet Shqipëria është mbështetur te solidariteti i BE. Kryeministri Rama më dorëzoi kërkesën zyrtare që Shqipëria të bëhet shtet pjesëmarrës i mbrojtjes civile të BE dhe unë e mbështes këtë objektiv tuajin dhe shpresoj që kjo dëshirë të bëhet realitet. Shqipëria të ketë mundësi të mbështetet te shtetet e tjera por edhe të tregojë solidaritet. Ne do të vijojmë punën tonë dhe unë po ju dorëzoj një orientim që duhet ta përmbushim duke bashkëpunuar me njëri tjetrin”.