Reforma territoriale, Dhurata Çupi synon konsensus me PS, por si ndikon konflikti në PD?

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 16:14

Reforma territoriale, Dhurata Çupi synon konsensus me PS, por si ndikon konflikti në PD?

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 16:14

Dhurata Çupi ka marrë përsipër të bashkëdrejtojë komisionin për reformën territoriale, pavarësisht se një pjesë e demokratëve e injorojnë atë. Si mbështetëse e grupimit të Alibeajt, Çupi duket se ka zgjedhur të ulet përballë njerëzve të Ramës, duke injoruar gjithashtu përçarjen në partinë e saj.

“S’do të isha  e vërtetë nëse do të thoja që s’ka ngecur nga PD, por do të mundohem ta ndaj ngërçin politik të PD me atë që kërkojnë shqiptarët dhe demokratët. Kërkojnë t’u japim një reformë të pranuar të konsultuar me të gjithë; kryebashkiakë, shoqëri civile”.

Prej vitesh demokratët akuzojnë se reforma e 2014 prodhoi një hartë elektorale për përfitime të socialistëve. A ka Dhurata Çupi një strategji për ta zhbërë këtë?

“Është ende herët për të folur për këtë, ne jemi përfaqësues të opozitës. Kemi  interesat tona elektorale, por qëllimi kryesor është t’i japim vendit një reformë të gjithëpranuar”.

Çupi thekson se bojkoti nuk është një rrugë që mund të përdoret më nga demokratët, ndërsa shton se puna e saj do të fokusohet në 4 pika kryesore: autonomia vendore, shërbimet ndaj qytetarit, unifikimi territorial dhe decentralizimi.