Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Reja ndryshon (pothuajse) tërësisht Kombëtaren

Nga A2 CNN
13 Qershor 2022, 17:03 | Futboll
Reja ndryshon (pothuajse) tërësisht Kombëtaren

Edy Reja ka vendosur të hedhë në fushë në miqësoren ndaj Estonisë një Kombëtare krejt ndryshe në krahasim me dy ndeshjet e fundit, të vlefshme për Nations League.

Në portë, Gentian Selmani merr vendin e Etrit Berishës, ndërsa në mbrojtje debuton Ardian Bajrami dhe përkrah tij do të luajnë Enea Mihaj dhe Erjon Hoxhallari.

Në mesfushë, Veseli dhe Hysaj konfirmohen titullarë në krahë, ndërsa Çokaj, Ramadani dhe Çekiçi plotësojnë repartin.

Në sulm do të luajë dyshja Seferi-Vrioni.

Formacioni zyrtar:

Shqipëria: Selmani, Bajrami, Mihaj, Hoxhallari, Veseli, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Hysaj, Seferi, Vrioni

Estonia: Igonen, Kuusk, Paskotsi, Lukka, Purl, Peetson, Soomets, Poom, Miller, Sorga, Zenjov.

A2 CNN Livestream

Dita jonë