Rocker lind, nuk bëhesh, 17-vjeçarja luan në bateri me grupin e saj të preferuar

Publikuar më: 13/6/2022, ora 08:19

Rocker lind, nuk bëhesh, 17-vjeçarja luan në bateri me grupin e saj të preferuar

Publikuar më: 13/6/2022, ora 08:19

Një adoleshente në Britaninë e Madhe arriti të përmbushë ëndrrën më të madhe duke luajtur në bateri, së bashku me grupin e saj të preferuar të muzikës rock “The Killers”, të cilët zhvilluan një koncert madhështor në qytet.

Në orën 3 pasdite, 17-vjeçarja Grace Ellis nga Worlingham në Suffolk përfundoi testin e fundit në kolegj, për të shkuar në stadiumin e futbollit të klubit Norëich, atje ku mbahej dhe koncerti i grupit amerikan.

Ajo mori me vete një afishe ku shkruhej “Mund t’i bie baterisë me ju”, e cila ishte dizenjuar në formën e tabelës së Las Vegasit, për të tërhequr vëmendjen e këngëtarit Brandon Flowers, i cili ka lindur në Nevada.

Dhe me këtë lëvizje duket sukses, lideri i Killer e vuri re tabelën dhe e ftoi adoleshenten që të bashkohej me ta në skenë për të luajtur një ndër këngët hit të grupit duke marrë ovacionet dhe brohorimat e publikut.

Banda muzikore ka nisur një turne në Europë dhe performancat e radhës do të jenë në Irlandë, Gjermani, Kroaci dhe Itali.