Rusia i thotë po ndërmjetësimit të Vatikanit, Erdogan do të flasë me Zelenskin dhe Putinin për grurin

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 13:20
VATIKANI ERDOGAN RUSIA frame 0 1280x720

Rusia i thotë po ndërmjetësimit të Vatikanit, Erdogan do të flasë me Zelenskin dhe Putinin për grurin

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 13:20

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, njoftoi se do të zhvillojë bisedime me presidentët Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, për të përcaktuar hapat e radhës lidhur me eksportin e grurit ukrainas.

Në një deklaratë për mediat vendase, Erdogan tha se do të bisedonte me liderët rusë dhe ukrainas, gjatë kësaj jave.

Sipas Erdogan, bota është në ngërç ekonomik dhe mungesa e furnizimeve me produkte bujqësore është një problem serioz. Sakaq, Moska mirëpriti përpjekjet e Vatikanit për të ndërmjetësuar në konfliktin me Ukrainën.

Në një prononcim për Ria Novosti, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse tha se Moska mbështet një dialog të ndershëm me Selinë e shenjtë, lidhur me një sërë çështjesh.

“Vatikani ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të ofruar mbështetje në arritjen e paqes dhe për t’i dhënë fund konfliktit. Pohimet janë konfirmuar edhe në praktikë. Ruajmë dialog të hapur lidhur me një sërë çështjesh, veçanërisht ato humanitare”, tha drejtori i Departamentit Europian në Ministrinë e Jashtme ruse, Alexey Paramonov.