Rusia mbetet pa armatim, përdor raketa 5-tonëshe nga Lufta e Ftohtë

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 10:30
Screenshot 7 7

Rusia mbetet pa armatim, përdor raketa 5-tonëshe nga Lufta e Ftohtë

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 10:30

Rusia po mbetet pa armatim për shkak të luftës në Ukrainë dhe këtë po e raportojnë dhe shërbimet inteligjente perëndimore.

Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, ushtria ruse tashmë është duke përdorur raketa 5-tonëshe nga periudha e Luftës së Ftohtë, pasi armatimet moderne, janë duke mbaruar. Por përdorimi i këtyre raketave konsiderohet tepër i rrezikshëm dhe që mund të shkaktojë dhjetëra viktima.

Raketat e vjetruara Kh-22 nga vitet 1960 janë jashtëzakonisht të rrezikshme, pasi ato janë të pasakta dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë dëme të rënda kolaterale dhe viktima.

Raporti nuk jep detaje se ku janë hedhur këto raketa gjigante, që mund të arrijnë një distancë deri në 1000 km.

“Ato ishin krijuar kryesisht për të shkatërruar aeroplanmbajtëset, duke përdorur një kokë bërthamore. Kur përdoren në një sulm tokësor me një kokë luftarake konvencionale, ato janë shumë të pasakta dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme”, shkruhet mes të tjerash.

Ukraina çaktivizoi 423 raketa të epokës së Luftës së Ftohtë, përpara vitit 2006 pas nënshkrimit të një traktati çarmatimi.