Shqipëria, paqe me Estoninë

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 19:53
cekici 1233x720

Shqipëria, paqe me Estoninë

Përditësuar më: 13/6/2022, ora 19:53

Shqipëria nuk shkoi më shumë sesa një barazim 0-0 ndaj Estonisë, në ndeshjen miqësore të zhvilluar pasditen e së hënës, në “Arenën Kombëtare”.

Edy Reja kishte vendosur të hidhte në fushë një skuadër krejt ndryshe në krahasim me dy ndeshjet e fundit, të vlefshme për Nations League.

Në portë, Gentian Selmani mori vendin e Etrit Berishës, ndërsa në mbrojtje debutonte Ardian Bajrami dhe përkrah Enea Mihaj dhe Erjon Hoxhallari. Ndërkohë që në sulm e nisën nga fillimi Seferi-Vrioni.

Edhe pse në pjesën e dytë u aktivizuan Broja dhe Uzuni, kombëtarja nuk arriti dot të zhbllokonte rezultatin.

Rastet më të mira i patën Vrioni në pjesën e parë dhe Çekiçi në të dytën, por portieri i miqve e ruajti rrjetën të paprekur.